Restoranti “VILA GËRMIA” gjendet në Parkun Gërmia të Prishtinës, atje ku të gjithë ndihen
të relaksuar dhe atje ku stresi nuk ka vend.
I themeluar që nga vitet e 60-ta, Restoranti "Vila Gërmia" është ndër restorantet e para
në Kosovë, ku me traditë gati 50 vjeçare, mbetet restoranti më i preferuar i të gjithë qytetarëve
si dhe i të gjithë personaliteteve më të larta ndërkombëtare dhe atyre vendore.
Të gjithë këta na vizitojnë dhe ndihen të relaksuar për arsye se për ta kujdeset një staf
profesional i drejtuar nga ekspert të hotelerisë me experiencë vendore dhe perëndimore.
Shërbimi profesional dhe i shpejtë, ushqimi gjithmonë i freskët, i servuar dhe dekoruar me
shije të veçantë, në një atmosferë familjare të ngrohët, bëjnë që çdo mysafirë të na mbajë
mend dhe që të jemi gjithmonë opcioni i parë i tyre.
Interieri i kombinuar në mes të arkitekturës moderne dhe asaj antike dhe jo i ngarkuar e
bëjnë të veçantë, nga të tjerët këtë vend, ku mysafirët kanë mundësi të zgjedhin në mes të
6 sallave dhe 3 terracave vendin e tyre të preferuar.
Për këto dhe shumë arsye të tjera Restauranti “Vila Gërmia” është më i preferuari për të
gjithë ata që bëjnë organizime të ndryshme si:
Takime bilaterale
Takime biznesore
Seminarë – Trajnime
Dreka dhe darka solemne
Ahengje të ndryshme etj.
Te ne mund të organizohen koktele edhe për 500 mysafirë.
Restauranti posedon:
Sallën kryesore
VIP sallonin me klimë dhe oxhak natyral,
6 Salla për trajnime dhe
3 terraca ku mysafirët mund të zgjedhin në mes të rrezeve të diellit apo hijes.
Restauranti ‘Vila Gërmia” punon çdo ditë prej orës 06.30 deri në ora 24.00.
Ushqime me traditë 50 vjecare
Dizajnuar nga ONEHOST